Sport Ndërkombëtar

Casillas ka harruar Sara Carboneron, ka gjetur dashurinë e re

Ish-portieri spanjoll, kampion bote në vitin 2010 dhe kampion evropian më 2008 e 2012, duket se ka gjetur sërish dashurinë pas përfundimit të martesës me Sara Carboneron.

Ajo puthje e drejtpërdrejtë e 11 korrikut 2010 mes portierit spanjoll, Iker Casillas, dhe gazetares së “Telecinco”, Sara Carbonero, ishte një flakë bukurie dhe romantike.

Ishte nata më e bukur për futbollin iberik, sepse Spanja sapo kishte arritur majën e botës për herë të parë në Afrikën e Jugut, pasi mundi Holandën e Sneijder dhe Robben në kohën shtesë me një gol të Andres Iniesta.

Casillas dhe Carbonero e zbuluan historinë e tyre të dashurisë për të gjithë botën pas finales së Botërorit të Afrikës së Jugut më 2010. Të dy u martuan në fshehtësi në Madrid në mars të vitit 2016.

Lucas dhe Martin kanë lindur nga lidhja e tyre. Pasi u përballën së bashku me sfida të rëndësishme (sulmi i tij në zemër gjatë stërvitjes me Porton, kanceri i saj në vezore), Iker dhe Sara u ndanë në mars 2021.

FUTBOL. MUNDIAL DE SUDÁFRICA 2010. FINAL HOLANDA – ESPAÑA. SELECCIONES ESPAÑOLA CAMPEONA DEL MUNDO. EL CAPITAL DE LA ROJA BESA ( BESO)  A SU NOVIA, LA PERIODISTA DEPORTIVA DESPUÉS DE HACERLE LA ENTREVISTA. HORIZONTAL

Marrëdhëniet jashtëmartesore të ish-portierit të Real Madridit dhe Portos mund të jenë shkaku i përfundimit të martesës. Fakti është se tani Casillas duket se ka gjetur sërish dashurinë.

/Shqip.com