Sport Ndërkombëtar

Casillas e uron Curtois, e ka edhe një pyetje  

Thibaut Courtois është shpallur portieri i vitit dhe ka marrë ‘Yashine Trophy’ në mbrëmjen gala të organizuar nga ‘France Football’.

Ndërkohë, legjenda e portës spanjolle, Iker Casillas e ka uruar belgun, duke theksuar se është bindshëm portieri më i mirë në botë.

“Jam i lumtur për Thibaut Courtois. Është larg portieri më i mirë në botë”, ka shkruar Casillas.

“Për çfarë s’jam i lumtur është se ata nuk e vendosën atë në podium për ‘Topin e Artë’. Akoma s’e kuptoj në çfarë bazohet ky çmim”, shtoi spanjolli.

Ikona spanjolle ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pasi bëri një postim ku deklaroi se është homoseksual, por atë postim e fshiu menjëherë, e më vonë kërkoi falje, me arsyetimin se llogaria e tij ishte hakuar.

/Shqip.com