Sport Ndërkombëtar

Casillas e sqaron postimin, thotë se iu hakua faqja

Ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, ka kërkuar falje, pasi postoi në Twitter se ishte homoseksual.

Ai ka fshirë postim në Twitter, duke thënë se llogaria e tij ishte hakuar.

Casillas shkroi në Twitter në spanjisht: “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”, përpara se ish-bashkëlojtari i tij në Spanjë, Carlos Puyol të përgjigjej: “Është koha për të treguar historinë tonë”.

Tweet-i ishte postuar për më shumë se një orë përpara se të fshihej.

Casillas më vonë shkroi në Twitter se kërkonte falje për postimin.

“Llogari e hakuar. Për fat të mirë gjithçka në rregull. Kërkoj ndjesë për të gjithë ndjekësit e mi. Sigurisht, më shumë falje për komunitetin LGBT”.

Casillas u nda nga gruaja e tij Sara Carbonero marsin e kaluar. Ata kanë dy fëmijë.

Para se të fshihej postimi fillestar i Casillas në Twitter, lojtari i Adelaide United, Josh Cavallo, i cili doli tetorin e kaluar, kritikoi Casillas dhe Puyol për shaka me sa duket për daljen./Shqip.com

/Shqip.com