Sport Ndërkombëtar

Casillas nuk u ndahet gazetareve sportive, kapet mat me bukuroshen spanjolle (FOTO)

Iker Casillas duket se nuk u ndahet dot gazetareve sportive. Pasi mbylli lidhjen e tij që zgjati më shumë se një dekadë me Sara Carbonero, ai ka piketuar një tjetër gazetare me të cilën ka nisur një marrëdhënie.

“Socialité” ka zbuluar foto të një takimi të tij me gazetaren spanjolle Ana Quiles, në një lokal në Romë. Ajo ka siguruar dëshmi të personave të cilët ishin të pranishëm në një restorant pranë Fontana Di Trevi ku kishin qëndruar dy orë dhe kishin diskutuar mjaft “miqësisht” shumë gjëra.

Quiles punon prej vitesh në Itali dhe aktualisht është pjesë e Rai 2 në emisionin “Domenica Sportiva”. Ajo kishte hedhur foto të drekës në këtë restorant, por pa treguar asnjëherë fytyrën e Casillas në fotot e saj. Megjithatë, ajo kishte hedhur më parë një foto bashkë me ish-portierin spanjoll kur të dy kishin qenë në Katar për Botërorin 2022 dhe ku ajo e kishte intervistuar.

/Shqip.com