Carvajal i kundërpërgjigjet Salah për ‘hakmarrjen në finale’

Liverpool dhe Real Madrid siguruan vendet e tyre në finalen e Ligës së Kamponëve në fillim të muajit maj.
Do të jetë pikërisht maji, por fundi i tij, që do t’i takojë këto dy ekipe në ndeshjen e fundit.
Rreth kësaj finale kishte folur ylli i ‘The Reds’, Mohamed Salah kishte deklaruar se “është gati për hakmarrje”, duke iu referuar humbjes ndaj ‘Los Blancos’ në vitin 2018.

Rreth kësaj deklarate ka folur ylli i Madridit, Dani Carvajal, per “Abc.es“.
“Nuk e di nëse Salah apo Liverpool janë në humor për hakmarrje. Le të shpresojmë se nuk është një barrë e rëndësishme për Salah që të humbasë një finale të dytë të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit”, kishte thënë ai.
“Është e vërtetë që kur humbet një finale të Ligës së Kampionëve, gjithmonë dëshiron të kesh një shans të dytë kundër të njëjtit ekip për t’i mundur”, kishte shtuar mbrojtësi.

Carvajal ishte pjesë e finales së para katër viteve, kur Real Madrid mposhti Liverpool-in me rezultat 3:1.
Atëbotë, golat u shënuan nga Karim Benzema dhe Gareth Bale që gjeti rrjetën dy herë.
Kurse, për djemtë e Jurgen Klopp realizoi Sadio Mane, me Mohamed Salah-un e lënduar në gjysmë të ndeshjes.

Në rast të triumfit në takimin e së shtunës, me fillim nga ora 21:00, ‘Mbretërit’ do t’i shtonin trofeun e 14-të koleksionit të tyre impresiv.
Kurse anglezët do të arrinin Milanin që gjendet i dyti në renditjen me më së shumti kupa, me shtatë sosh. /Shqip.com