Sport Ndërkombëtar

Carragher tallet me pronarin e Chelseas

Ish-lojtari i Liverpoolit, aktualisht në rolin e komentatorit, Jamie Carragher bëri shaka me pronarin e Chelseas, Todd Boehly, pasi ekipi i tij humbi ndaj Borussia Dortmund (1-0) në ndeshjen e parë të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve.

“Lajmet e fundit në rrjetet sociale. Todd Boehly dëshiron të blejë të gjithë ekipin e Dortmundit,” tha Carragher në studion televizive, duke shkaktuar të qeshura të Thierry Henry dhe Micah Richards, gjithashtu ish-futbollistë. Carragher foli për qindra miliona euro të shpenzuara për lojtarë të rinj nga konsorciumi i drejtuar nga amerikani Boehly, i cili bleu Chelsean nga Roman Abramovich vitin e kaluar.

Sipas Transfermarkt, Chelsea shpenzoi 611 milionë euro këtë sezon për të sjellë lojtarë të rinj dhe fitoi 67 milionë duke shitur të tyret. Lojtari më i shtrenjtë ishte argjentinasi Enzo Fernandez nga Benfica, njëherësh lojtari i ri më i mirë i Botërorit të Katarit, i cili u soll për 120 milionë euro.

/Shqip.com