Sport Ndërkombëtar

Carragher: Kvaratskhelia do të transferohet në Real Madrid

FOTO: GettyImages
FOTO: GettyImages

Futbollisti nga Gjerogjia, Khvicha Kvaratskhelia është surpriza më e bukur në Serie A këtë sezon.

Ylli i ri i futbollit po shkëlqen me Napolin edhe në Ligën e Kampionëve me kryesuesit e kampionatit italian.

Bashkë me Victor Osimhen, 22-vjeçari ka formuar një dyshe magjike në ofensivën e skuadrës së Luciano Spallettit, që nuk po njeh rivalë në asnjë turne.

Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i njohur i Liverpoolit, beson se Kvara do të transferohet te Reali i Madridit. “Unë mendoj se Kvaratskhelia është lojtari më interesant në Evropë. Sezonin e ardhshëm ne mund ta shohim atë me fanellën e Real Madrid”, u shpreh anglezi për BBC Sport.

Kvara numëron 12 gola dhe 15 asiste gjatë 25 ndeshjeve të këtij sezoni me Napolin.

/Shqip.com