Sport Ndërkombëtar

Carlos dhe Ronaldinho i bashkuan shumë yje nga bota e sportit – në një ndeshje për bamirësi

Ronaldinho dhe Carlos

Ronaldinho dhe Roberto Carlos morën vëmendjen e tifozëve të futbollit edhe një herë të shtunën.

Dyshja e organizoi një ndeshje për bamirësi në Miami, duke mbledhur shumë yje nga bota e sportit.

Legjendave braziliane iu bashkuan një mori emrash yjesh për ndeshjen ekspozuese të quajtur: “The Beautiful Game by R10 & RC3”.

Ekipi Ronaldinho filloi me lojtarë si Rene Higuita dhe Patrick Kluivert, plus yjet aktualë Paul Pogba, Paulo Dybala dhe Vinicius Jr

Ndërsa Skuadra Roberto Carlos filloi me Cafu, Rivaldo, Carlos Valderrama, Radamel Falcao dhe Alphonso Davies.

Skuadra e Ronaldinhos XI : Higuita, Aldair, Rafa Marquez, Lugano, Ronaldinho, Dybala, Pogba, Matuidi, Rauë Alejandro, Vinicius Jr, Kluivert.

Skuadra Roberto Carlos XI : Mimmo Conte, R. Carlos, Cafu, Militao, Vidal, Valderrama, Rivaldo, Alphonso Davies, Falcao, Nani, Trezeguet.

Ishte Dinho ai që hapi rezultatin në minutën e shtatë me një përfundim tipik të klasit nga brenda zonës.

Falcao barazoi pak më pas dhe golat vazhduan të fluturonin në stadiumin DRV PNK të Inter Miami.

Si Rivaldo, Cafu, Dybala, të gjithë u shënuan para pjesës së parë, ndërsa Vinicius Jr gjithashtu e tundi rrjetën.

Megjithatë, ishte skuadra Roberto Carlos që drejtoi 8-5 në interval.

Po: 13 gola ishin shënuar para se të fillonte pjesa e dytë.

Por, kjo nuk ishte e gjitha.

Tifozët i panë edhe nëntë gola të tjerë, një prej të cilëve u shënua nga legjenda e NBA-së, Steve Nash, përpara se të përfundonte ndeshjen kur ekipi Roberto Carlos vulosi një fitore 12-10.