Sport Ndërkombëtar

Carlo Ancelotti beson se Benzema mund ta fitojë sërish Topin e Artë

Karim Benzema. Foto: CNN
Karim Benzema. Foto: CNN

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti beson se Karim Benzema është i aftë të fitojë një tjetër Top të Artë.

Francezi në tri ndeshjet e fundit ka shënuar nga tre gola për Real Madridin. Herën e fundit në fitoren 4-0 ndaj Barcelonës.

“Ai mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë dhe jo vetëm lojtarët sulmues. Ai është në gjendje të shkëlqyer fizike. Me cilësitë që ka, ai në mënyrë të pashmangshme bën një ndryshim për ne”, ka thënë trajneri italian.

Benzema ka fituar Topin e Artë vitin e kaluar.

/Shqip.com