Rozë Ndërkombëtar

Cardi B tregon arsyjen përse u tërhoq nga filmi

Cardi B

Reperja amerikane, Cardi B ishte e paraparë të ishte pjesë e një filmi.

Bëhet fjalë për filmin  e Paramount Players, ku reperja u tërhoq një javë përpara se të fillonte prodhimi.

Tani, Paramount Pictures ka mbyllur plotësisht prodhimin e filmit.

Reperja 29-vjeçare do të luante në një komedi të quajtur Assisted Living, në të cilën personazhi i saj u akuzua gabimisht për kryerjen e një krimi dhe u fsheh në shtëpinë e të moshuarve të gjyshes së saj.

Cardi B zgjodhi të largohej nga filmi për shkak të zgjatjes së tepërt.

“Assisted Living” do të ishte filmi i tretë i Cardi. Muzikantja u shfaq për herë të parë në filmin “Hustlers të vitit 2019 përkrah yjeve si Jennifer Lopez, Constance Wu, Keke Palmer, Lizzo.

Vitin e kaluar, Cardi bëri debutimin e saj në ekskluzivitetin e “Fast and Furious” si Leysa në F9 , filmi i pestë me fitimet më të larta të vitit 2021. /SHQIP.com