Sport Ndërkombëtar

“Captain America” drejt Italisë

Paulo Dybala do të largohet në afatin kalimtar të verës nga Juventus.

Kjo e bën klubin italian që të mendojë për një pasues të tij.

Ata kanë identifikuar tashmë Christian Pululisicin e Chelseat, raporton “Goal”.

Christian Pulisic, Chelsea

Amerikani nuk i ka përmbushur pritshmëritë në Angli, prej se u transferua at nga Dortmundi në vitin 2019 për 64 milionë euro.

Ai ka pesë gola dhe një asist në 19 paraqitje në Premierligë këtë edicion.

Sulmuesi ka aftësinë të luaj në krahun e djathtë, të majtë dhe në qendër të sulmit, që e bën atë shumë versatil dhe të pëlqyer nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

Christian Pulisic, SHBA

Megjithatë, ai do tu kushtonte atyre së paku 50 milionë euro pasi ka kontratë që e mban atë në “Stamford Bridge” deri më 30 qershor të vitit 2024.

Nëse një marrëveshje nuk do të zinte vend, Giacomo Raspadori i Sassuolos është gjithashtu në listën e klubit nga Torino.

Giacomo Raspadori

Madje, ai do të ishte një opsion shumë më i lirë me “I Neroverdi” të gatshëm ta lënë atë të largohet për 25 milionë sosh./Shqip.com