Lajme

Capital T teston diamantin në qaforen e tij

Capital T

Capital T është njëri ndër rep-artistët që pëlqehet në masë të madhe nga audienca.

Ai së shpejti do të lansojë albumin e ri “Heart Broken Kids”, për të cilin është duke dhënë detaje të shumta kohëve të fundit.

Sidoqoftë kësaj, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai është parë me një qafore e mbuluar e gjitha me diamant.

Reperi zgjodhi që ta testojë cilësinë e aksesorit në video, derisa shihet se është me të vërtetë diamant.

Në përshkrim ai ka zbuluar datën e lansimit të albumit, që në platforma digjitale do të jetë me 21 dhejtor të këtij viti.

Postimi ndërkohë mori një sërë komentesh nga fansat, të cilët mezi po presin publikimin e prodhimtarisë muzikore./SHQIP.com