Rozë

Capital T reperi me veshjet më të shtrenjta në estradë?

Trim Ademi apo ndryshe i njohur me emrin Capital T është reperi kosovar që në bagazhin e karrierës numëron hite të shumta.

“Shopping”, “1 mëngjes”, “Shum nalt”, “Supersweet”, “Ku jon paret”, “Ma e mira”, janë vetëm disa nga këngët e para të reperit, aty ku edhe lindi simpatia e madhe e publikut për të.

Mirëpo, Capital T nuk u ndalë me kaq, ende vazhdon të sjellë hite po kaq të bukura, ku çdo herë mundohet ta përçojë origjinalitetin në tekstet e këngëve.

Por jo vetëm.

Capital T është mjaft i përmendur edhe për veshjet firmato.

Sipas faqes së njohur në Instagram “Shqip Closet”, paraqitja më e lirë e reperit është ajo me vlerë prej 1 mijë euro, kurse të tjerat variojnë me çmime deri në 22 mijë euro.

Këto shifra marramendëse të paraqitjeve e kanë vënë reperin shpesh në ballinat e mediave rozë.

Edhe sa i përket jetës private reperi nuk iu ka shpëtuar thashethemeve, vlen të kujtojmë se Capital T ishte përfolur për lidhje dashurie me modelen Adrola Dushi, gjë e cila u mohua nga të dy.

Pas këtyre thasheshemeve, sipas deklaratës së fundit, reperi 30 vjeçar është deklaruar beqar.

Përndryshe, para disa javësh ka publikuar albumin “Heart Broken Kids”, i përbërë nga 13 këngë.

Reperi aktualisht ndodhet në Itali, ku postoi foto nga Florenca meqë rast sërish u shfaq me veshje të shtrenjtë me vlerë 14 mijë e 150 euro./Shqip.com