Sport Ndërkombëtar

“Camp Nou” me emër të ri

"Camp Nou"

Pas arritjes së marrëveshjes së re me Spotify te skuadra e Barcelonës pritet të ketë disa ndryshime.

Sipas Marcas, stadiumi më i madh në Evropë pritet të thirret “Spotify Camp Nou”, pas marrëveshjes së arritur mes kompanisë Spotify dhe FC Barcelonës.

Që kur hapi në vitin 1957 kur për herë të parë u hapën dyert e këtij stadiumi, “Camp Nou” nuk ka pësuar ndryshim në emër.

Edhe pse ende nuk është zyrtare marrëveshja është arritur dhe kompania e muzikës do të duhet të paguajë 280 milionë euro, që do të ndahen për tre stinor.

Barcelona ka pasur probleme financiare gjatë vitit të fundit për shkak të borxheve të shumta të klubit, duke bërë që disa lojtarë të detyrohen të ulin pagat.

Pavarësisht problemeve financiare gjatë afatit kalimtar të Janarit, Barcelona arriti të transferoj katër lojtarë, Ferran Torres, Dani Alves, Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Skuadra Spanjolle po kërkon që gjatë verës të siguroj shërbimet e sulmuesit të Dortmundit, Erling Haaland.

Barcelona nuk po kalon një stinor, pasi skuadra e Xavit tashmë është diskualifikuar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit.

Kurse në La Liga është në vendin e katërt me 38 pikë të grumbulluara nga 22 ndeshje të zhvilluara./Shqip.com