Rozë Ndërkombëtar

Camila Cabello flet për periudhën e errët në jetën e saj

Camila Cambero,

Camila Cabello  në një intervistë së fundi ka folur për jetën e saj dhe ka rrëfyer periudhat e errëta të cilat i është dashur që t’i kalojë.

Ajo  ka zbuluar se izolimi e ka ndihmuar shumë që të ndryshonte jetën e saj pas nënte vitesh punë pa ndërprerje.

Po ashtu, Camila ia adresoi meritat edhe të dashurit të saj, Shaën Mendes, duke thënë se është mbështetur tek ai në kohët e saj më të vështira.

“Para izolimit jetoja me një ankth vërtet të lartë. Ishte shumë dhe nuk ishte i qëndrueshëm. U ndjeva sikur po vrapoja me një këmbë të thyer, por nuk  po kuptoja vërtet se si ndihesha”, ka deklaruar ajo.

Ajo më tej, ka treguar se vazhdonte t’i thoshte vetes se gjithçka ishte mire.

‘’Duhet të ndihem mirë, duhet të ndihem mirë’. Në fakt ajo që duhej të bëja ishte të thosha: ‘Si ndihem në të vërtetë?’. Më duhej t’i jepja leje vetes për të kërkuar ndihmë – sepse kisha nevojë për ndihmë. Kisha nevojë për terapi.

 Unë e di që tani duhet të kujdesem për veten time. Ankthi është diçka me të cilën kam luftuar që kur isha adoleshente dhe kështu periudha e izolimit në pandemi në të vërtetë ka qenë një kohë vërtet pozitive për mua”, ka shtuar ajo.

Camila  në fund ka treguar së vitin e kaluar ka pasur një terapist të ri, ku ka përparuar shumë dhe tashmë ndihet shumë më mire./SHQIP.com