Sport Ndërkombëtar

Camavinga: Jam krenar që jam pjesë e Real Madrid

Mesfushori i Real Madrid

Transferimi i Edoardo Camavinga te Real Madrid ishte ndër lëvizjet më befasusese të merkatos verore.

Talenti francez ka dhënë intervistën e tij të parë me “mbretërit” dhe është shprehur krenar për këtë transferim në “Santiago Bernabeu”, transmeton Shqip.com.

“Përshëndetje të gjithëve, jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe të mbrojë fanellën. Nëse dikush para disa viteve më thoshte se do isha këtu, nuk do ta besoja. Jam duke shikuar përpara të luajë në Bernabeu me tifozët, është ëndërr”, tha ndër të tjera 18 vjeçari.

Ai po ashtu shtoi se nuk ishte i interesuar për ofertat nga klubet tjera dhe se nuk i interesonin paratë.

“Nuk më interesonin paratë nga klubet e tjera, u interesova për të realizuar ëndrrën. Nuk mendova për asgjë kur Madridi me telefonoi. Konkurrenca më motivon, dua të mësoj nga të gjithë. Jam i gatshëm për këtë të shtunë”, deklaroi ai.

Camavinga është i njohur për kontrollën e mirë të topit dhe aftësitë e mira dribluese, ndërsa më herët ishte i lidhur me një transferim të mundshëm te Manchester United./Shqip.com