Sport Ndërkombëtar

Calhanoglu tregon kujt ia dedikon golin dhe fitoren

Duke marrë parasysh se Interi po kalonte një periudhë të vështirë në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A, fitorja e mbrëmshme ndaj Barcelonës (1:0) është shumë e rëndësishme.

Zikaltërit fituan me golin e mesfushorit turk Hakan Calhanoglu, i cili pas ndeshjes është shprehur i lumtur, ndërkohë që ka pasur një dedikim special.   

“Kjo fitore është për trajnerit tonë (Simeone Inzaghi), sepse ne gjithmonë jemi përkrah tij. Ai kishte nevojë për një moment si ky dhe është e bukur kur shikon se një skuadër e tërë vrapon edhe për ty. Është e vërtetë se në pjesën e parë të kampionatit kemi bërë disa gabime, por nëse luajmë si në këtë ndeshje, jemi të sigurt se mund të fitojmë ndaj çdo rivali”, ka thënë Calhanoglu.

Ai është shprehur optimist se krizës së rezultateve tek Interi u ka ardhur fundi.

“Kemi pasur një periudhë të keqe dhe kemi folur shumë për këtë çështje. Megjithatë, ishim të vetëdijshëm që jemi të fortë, por këtë duhej ta tregonim në fushën e lojës. Ndaj Barcelonës e dhamë maksimumin dhe duke pasur edhe ndihmën e madhe të tifozëve, i fituam tri pikë shumë të rëndësishme”, ka theksuar mesfushori turk.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Interi gjendet në pozitën e dytë të Grupit C me gjashtë pikë, tri më pak se Bayern Munich që kryeson renditjen dhe tri më shumë se Barcelona që renditet e treta.

Në ndeshjen e radhës, më 12 tetor, Interi është mysafir i Barcelonës.  

/Shqip.com