Sport Ndërkombëtar

Calhanoglu: Kemi skuadër më të mirë se Milani

Hakan Calhanoglu

Merkato e verës, solli një nga befasitë më të mëdha në futbollin italian – në vitet e fundit.

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhaonglu nuk e vazhdoi kontratën me rosonerët dhe iu bashkua rivalëve të qytetit – Interit.

Që nga atëherë, Calhanoglu nuk ka ndaluar së “godituri” me deklarata ish-skuadrën e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane, ai tha se Interi është skuadër më e madhe se Milani.

“Më pritën shumë mirë në Inter. Që kur luaja për Milanin, jam mësuar me Italinë. Tani di edhe italisht. Ekipi është shumë cilësor. Mendoj se kemi një skuadër më të mirë se Milani”, u shpreh ai.

Calhanoglu: I will celebrate against AC Milan | Forza Italian Football
Calhaonglu – duke e festuar golin e shënuar kundër Milanit

29 vjeçari po ashtu shtoi se po i pëlqen shumë roli i ri edhe pse iu desh kohë që të përshtatej.

“Duhet të falënderoj Simone Inzaghin, ai më donte shumë. Në Inter po luaj një rol ndryshe. Në Milano kam luajtur si numri 10. Këtu, Barella, Brozovic dhe unë alternojmë në pozicionet 6 dhe 8. Kam punuar shumë për tu përshtatur me rolin e ri.

Ju duhet të dini se çfarë të bëni dhe kur. Mund të them se e kam gjetur pozicionin tim. Këtë pozicion në kombëtare e kam luajtur për herë të fundit. Më shkon shumë, sepse më pëlqen të marr topin nga pas dhe të luaj”, tha për fund Hakan.

Ai po kalon në formë jetësore në këtë sezonë dhe është një nga arsyet kryesore pse Interi është në vend të parë në Serie A.

Deri më tani ka zhvilluar 17-të ndeshje me neurezaurët në Serie A, ndërsa është autor i gjashtë golave dhe shtatë asistimeve. /Shqip.com