Sport Shqiptar

Caktohet orari i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës

Kupa e Kosovës

Është caktuar orari i gjymëfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll, ku do takohen Drita-Ramiz Sadiku dhe Prishtina-Llapi.

Të dyja takimet do të zhvillohen në enjten, me fillim nga ora 13:00.

Kurse, ndeshjet e kthimit do të luhen me datë 13 prill.

Sa i përket takimit të Prishtina – Llapi, mysafirët janë favoritë në letër për shkak se gjenden në vendin e katërt në tabelë, me 41 pikë të grumbulluara.

Zyrtare: Ndeshja Prishtina – Llapi do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil  Vokrri” - Telegrafi
Llapi-Prishtina, foto nga e kaluara

Teksa, kryeqytetasit janë  në pozitën e gjashtë me nëntë pikë më pak.

Në takimin tjetër favorit është Drita – sepse Ramiz Sadiku garon në një kategori me poshtë.

Skuadra që  ngrit këtë trofe – e siguron një biletë për në garat evropiane.

Në sezonën e kaluar – fitues i këtij kompeticioni ka qenë Llapi, pasi në finale e kishte mposhtur Dukagjinin e Klinës./Shqip.com

Tabela e Superligës