Caktohet orari i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës

Është caktuar orari i gjymëfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll, ku do takohen Drita-Ramiz Sadiku dhe Prishtina-Llapi.
Të dyja takimet do të zhvillohen në enjten, me fillim nga ora 13:00.
Kurse, ndeshjet e kthimit do të luhen me datë 13 prill.
Sa i përket takimit të Prishtina – Llapi, mysafirët janë favoritë në letër për shkak se gjenden në vendin e katërt në tabelë, me 41 pikë të grumbulluara.

Teksa, kryeqytetasit janë në pozitën e gjashtë me nëntë pikë më pak.
Në takimin tjetër favorit është Drita – sepse Ramiz Sadiku garon në një kategori me poshtë.
Skuadra që ngrit këtë trofe – e siguron një biletë për në garat evropiane.
Në sezonën e kaluar – fitues i këtij kompeticioni ka qenë Llapi, pasi në finale e kishte mposhtur Dukagjinin e Klinës./Shqip.com
