Lajme

Caktohet masa e paraburgimit ndaj kunatës që goditi 67-vjeçaren me dru në kokë

Prokuroria Themelore në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj kunatës së 67-vjeçares në Dragash sit ë dyshuarën kryesore për vrasjen e saj.

Sipas aktakuzës, e dyshuara kishte goditur në kokë viktimën disa herë me një dru.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurës N.A., për shkak dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Tutje, PTHP-ja ka njoftuar se përveç kokës, ishte goditur edhe në pjesët e tjera të trurit duke i shkaktuar gjakderdhje në tru.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, e pandehura N.A., me dashje ka privuar nga jeta anëtaren e familjes – motrën e bashkëshortit të saj, me të cilën ka bashkëjetuar në ekonomi të përbashkët familjare, në atë mënyrë që me datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, derisa e ndjera ishte e shtrirë në njërën nga dhomat e shtëpisë, e pandehura me anë të një shkopi prej druri të modifikuar e godet disa herë viktimën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij  lëndimi e njëjta ka ndërruar jetë me datë 26.12.2022, rreth orës 05:30”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara për vrasjen e të moshuarës në Dragash mëngjesin e së hënës së 26 dhjetorit, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e 67-vjeçares në Dragash.

E dyshuara e pranoi se e kreu vrasjen e 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit – SHQIP.com

Sipas policisë, ajo këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur.

Kështu, lidhur me këtë rast Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme.

/Shqip.com