Teknologji

Caktohet data e prezantimit të OnePlus 12

Për të gjithë adhuruesit e telefonit OnePlus, duhet të presin edhe pak ditë për të parë versionin më të ri që do të quhet 12.

Kompania ka caktuar datën 4 dhjetor si pjesë e festimit të 10-vjetorit.

Prezantimi i këtij telefoni fillimisht do të nis në Kinë, derisa OnePlus nuk ka dhënë ndonjë detaj se kur do të jetë i pranishëm versioni 12 në tregun global.

OnePlus 12 pritet të fuqizohet nga Snapdragon 8 Gen 3, 8 gb memorie e brendshme dhe 128 gb kapacitet, do ketë një kamerë të re 50 MP, 48 MP dhe 64 MP, kamera selfie do të jetë 32 MP, do ketë karikimin me valë për mbushjen e baterisë prej 5400 mAh, etj.

/Shqip.com