Teknologji Auto

Caktohet data e prezantimit të modelit të ri Mercedes-Benz GLC Coupe

Mercedes-Benz GLC Coupé/Foto: Autocar.co.uk

Mercedes-Benz GLC Coupe, versioni më elegant i prodhuesit gjerman të makinave, do të zëvendësohet nga një model i ri i gjeneratës së dytë në mes të marsit.

Megjithatë, pak përpara zbulimit ixhinierët e testimit të Mercedes-Benz kaluan kilometrat e fundit në prototipet e para-prodhimit të maskuar lehtë të rivalit të Audi Q5 Sportback dhe BMW X4.

I prezantuar për herë të parë në linjën e Mercedes-Benz në vitin 2016, GLC Coupe u konceptua që në fillim të ishte më sportiv në natyrë sesa GLC SUV.

Theksi nuk ka ndryshuar shumë. Ne kemi zhvilluar edhe një herë GLC Coupe të ri për të qenë modeli më dinamik në linjë. Dallimi midis tij dhe SUV-së GLC nuk është i madh, por është paksa më sportiv për sa i përket karakteristikave të drejtimit”, thotë ai, raporton faqja autocar.co.uk.

GLC është një nga modelet më të rëndësishme të Mercedes-Benz. Që kur iu bashkua linjës së prodhuesit gjerman të makinave si një zëvendësim për GLK-në jetëshkurtër, ai ka udhëhequr rregullisht listat e shitjeve të kompanisë.

Deri më tani, ajo ka arritur mbi 2 milionë shitje në mbarë botën, rreth 20 për qind ose 400,000 prej të cilave thuhet se kanë qenë për coupe.

/Shqip.com