Sport Shqiptar

Caktohet edhe zyrtarisht orari i ndeshjeve të mbetura të Ballkanit, Shqip.com i mëson datat

FC Ballkanit i kanë mbetur katër ndeshje pa u zhvilluar, tre në Albi Mall Superligë dhe një në Kupën e Kosovës.

Shqip.com e ka mësuar orarin e ndeshjeve të mbetura të skuadrës “portokallezi”.

Ballkani ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor e zhvillon të dielën (20 nëntor) ndaj SC Gjilanit në fushën e kësaj të fundit.

Më 20 nëntor zhvillohet xhiroja e 18-të e fundit për stinorin vjeshtor.

Më pas, më 24 nëntor do të përballet me skuadrën e Phoenix në Banjë të Pejës.

Ballkani më 30 nëntor do të përballet në ndeshjen e mbetur ndaj Trepçës ’89 në udhëtim, më 4 nëntor e sfidon Llapin në Podujevë derisa më 11 nëntor taksohet me Prishtinën në Suharekë.

Ballkani nuk ka mundur që t’i zhvillojë këto ndeshje për faktin se ka mori pjesë në garat e Ligës së Konferencës, faza e grupeve.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është kampione në fuqi e Kosovës.

Momentalisht ndodhet në pozitën e dytë me 30 pikë të grumbulluara, pesë më pak se lideri Drita, por me tre ndeshje më pak të zhvilluara.

/Shqip.com