Sport Ndërkombëtar

Caktohen datat e ndeshjeve të gjysmëfinaleve

UEFA ka shpallur datat dhe oraret e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet e para nisin me supersfidën Bayern Mynih-Real Madrid, e cila do të luhet të martën më 30 prill në orën 21:00, ndërsa Borussia Dortmund-PSG është planifikuar për të mërkurën 1 maj në orën 21:00

Janë planifikuar ndeshjet e kthimit: PSG-Borussia Dortmund do të luhet të martën më 7 maj në orën 21:00, ndërsa Real Madrid-Bayern Mynih të mërkurën 8 maj në orën 21:00.

/Shqip.com