Lajme

Cakolli: S’ka arsye sigurie që mediave t’u kufizohet hapësira në Kuvend

Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka kundërshtuar vendimin e fundit të Kuvendit që kufizon hapësirën e punës për mediat në këtë institucion.

Cakolli, përmes një postimi në Facebook, tha se nuk ka asnjë arsye “sigurie” që mediave t’u kufizohet fizikisht puna gjatë raportimeve nga hapësirat e Kuvendit.

“Kufizimi i pamjeve të plota në raport me të gjithë deputetët është kufizim i mundësisë së informimit të publikut mbi zhvillimet në Kuvend, përtej atyre që na i ofron regjia e Kuvendit”, ka shkruar Cakolli,

“Përplasu deputetët e kabineti qeveritar mes veti, e kufizo mediat për “shkaqe sigurie” – nuk shkon!”, ka vazhduar tutje ai.

Vendimin e Kuvendit, e ka kundërshtuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK-ja ka vlerësuar se kjo masë e ndërmarrë nga Kuvendi është e papranueshme dhe dëmton rëndë raportimin profesional dhe të plotë nga Kuvendi i Kosovës.

/Shqip.com