Sport Ndërkombëtar

Cacillas thotë se është homoseksual, Puyol shkon edhe më tej

Derisa vëmendja e futbolldashësve anekënd Evropës ishte përqendruar te shorti për EURO 2024, diçka krejt e papritur ka ndodhur në botën e futbollit.

Legjenda e Real Madridit dhe kombëtares spanjolle, Iker Casillas, i konsideruar si një nga portierët më të mirë në histori të futbollit, e ka pranuar publikisht se është homoseksual.

Ai në rrjetin e tij social “Twitter” ka shkruar se “Shpresoj se më respektoni: Unë jam homoseksual”.

Por, kjo nuk e tëra. Në postimin e tij ka reaguar një tjetër legjendë e futbollit spanjoll, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës, Carles Puyol i ka komentuar se është koha të tregojnë historinë e tyre.

“Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker”, ka shkruar Puyol me dy emotikona të zemrës dhe të një puthjeje.

/Shqip.com