Sport Shqiptar

Bytyqi kërkon titullin dhe Kupën e Greqisë me Olympiacosin

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Zymer Bytyqi synon që t`i fitojë kampionatin dhe Kupën e Greqisë me Olympiacosin.

Kështu ka deklruar Bytyqi, i cili u trajnerua në Olympiacos nga skuadra turke Konyaspor.

Ai ka folur për faqen e klubit grek.

“Ëndrra ime me Olympiacosin është që të fitoj kampionatin dhe Kupën e Greqisë, po ashtu të bëjmë mirë edhe në Evropë. Ndjehem shumë mirë që jam këtë. Është një klub i madh me histori të mirë dhe fansa të shumë të mirë. Pra ndjehem shumë mirë”, ka thënë kosovari.

“Jam lojtar krahu, më pëlqejnë situatat një më një. Më pëlqen të asistoj dhe të shënoj. Shpresoj t’i dal pasi e jap më të mirën aty”, pohoi ai.

Bytyqi ka kaluar te klubi grek nga Konyaspor, ku këtë sezon ai ka luajtur njëzet e tri ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tri asistime.

Bytyqi me Kosovën në 16-të paraqitje e ka realizuar një gol.

/Shqip.com