Sport Shqiptar "Më se shumti humb sporti i Kosovës e sidomos futbolli”

Bylbyl Sokoli: Suspendimi i Eroll Salihut është i pakuptim

Trajneri dhe analisti, Bylbyl Sokoli

Suspendimi i Eroll Salihut nga Federata e Futbollit të Kosovës – është i pakuptim – sipas ish-trajnerit dhe analistit – Bylbyl Sokoli.

Në një prononcim për Shqip.com, Sokoli ka thënë ndër tjera se nga ky vendim – më së shumti ka humbur futbolli i Kosovës.

“Nuk di çfarë po ndodhë me Federatën e Futbollit, por, te largosh një person qe ka kontribut shumë të madh nga kohërat më të vështira e deri sot dhe të largosh një nga profesionistët më të mirët në lëmin e sportit të futbollit është e pakuptim. Më se shumti humb sporti i Kosovës e sidomos futbolli”, tha ai.

Çka ndodhi paraprakisht?

Salihu vetëm pakë ditë më parë ka kritikuar Federatën e Futbollit për shpalljen e zgjedhjeve për President.

Teska, shtëpia më e madhe e këtij sporti në Kosovë vendosi që ta suspendojë për shkak se “ka shkelur Kodin e Etikës dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së”.

“KE mori vendim për suspendimin për gjashtë muaj të z. Eroll Salihu, drejtor për çështje sportive dhe Këshilltar Senior Ligjor, pasi që i njëjti ka bërë shkelje të Kodit të Etikës si dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e reja për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës janë caktuar të mbahen më 6 prill.

Teksa, kandidaturë zyratare – kanë shpallur Agim Ademi, Arianit Ahmeti dhe Remzi Ejupi,/Shqip.com