Sport Shqiptar

Bylbyl Sokoli mund të emërohet trajner i Kukësit?

Trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli, është një nga kandidatët për tu emëruar “timonier” te skuadra e Kukësit në Kategorinë Superiore Shqiptare.

Kukësi në vithet e fundit ka qenë një ndër skuadrat më të forta në Shqipëri, mirëpo në këtë edicion nuk po i arrin rezultatet e dëshiruara dhe pas javës së 11-të ndodhet në pozitën e parafundit (9) me 11 pikë të mbledhura.

Sokoli ka qenë prezent në stadiumin edhe në ndeshjen që Kukësi e humbi nga Vllaznia e Shkodrës me rezultat 1:0 derisa mediet në Shqipëri kanë raportuar se ai mund të emërohet trajner i Kukësit.

Shqip.com e ka kontaktuar Sokolin për të biseduar për çështjen në fjalë.

“Nuk kam asnjë ofertë nga Kukësi. Kaq mund të them”, ka thënë Bylbyl Sokoli të hënën për Shqip.com.

Momentalisht asnjë trajner nga Kosova nuk e drejton ndonjë ekip nga Shqipëria.

Enkeleid Dobi  është momentalisht trajner i Kukësit.

Ndryshe, Sokoli në Kosovë i ka drejtuar shumë skuadra, derisa ka qenë edhe përzgjedhës i Kosovës në vitet e paraluftës.

Ai ka përvojë edhe në Maqedoninë e Veriut me skuadra si: Renova e Xhepçishtit dhe Milano e Kumanovës ekipe me të cilat ka marr pjesë edhe në garat evropiane.

/Shqip.com