Lajme

Buzhala për ndezjen e zjarreve: Këtë e bëjnë njerëz të pacivilizuar, me mentalitet e zhvillim parahistorik

Zëdhënësi i KEDS-it.

E ndaj kësaj dukurie ka reaguar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Buzhala i ka quajtuar “njerëz të pacivilizuar, me mentalitet e zhvillim parahistorik” personat që ndezin zjarr qëllimshëm.

“ Zakonisht po digjet bërllogu, ku ka edhe shumë ilaçe, të cilat janë tejet të rrezikshme dhe duhet asgjësu vetëm në shkritore speciale. Shikojeni një nga zjarret e sotme dhe dëmin që e bën. Policia, komunat përkatëse, shteti nuk ndërmerr asgjë. E unë nuk e di që ka naj komb të civilizuar që ndez zjarre të qëllimshme. E bëjmë veç na dhe do fise në Afrikë”, ka shkruar Buzhala në “Facebook”.

Ilustrim

Gjatë së shtunës dhe së dielës një numër i madh i pyjeve në Kosovë janë përfshirë nga flakët, ku kanë intervenuar zjarrfikësit, por edhe vetë banorët për t’i vënë nën kontroll flakët.

Brigada e Zjarrfikësve e Prishtinës ka bërë të ditur se vetëm të dielën ka pasur 30 thirrje për shuarjen e zjarreve të ndryshme.

Këto zjarre dyshohet se po shkaktohen nga pakujdesia e qytetarëve./Shqip.com