Rozë

Butrinti ‘ngacmon’ sërish në krah me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar Butrint Imeri ka njoftuar se është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Ai ka ndarë disa pamje nga xhirimet e videoklipit.

Mirëpo, ajo që po merr vëmendjen është vajza me të cilën ai po shoqërohet.

Butrinti shihet shumë i afërt me një vajzë, për të cilën nuk dihet nëse ka nisur një lidhje të re romantike apo është vetëm protagoniste në xhirime.

Butrinti kohëve të fundit është përmendur shumë në lidhje me historinë që ka pasur me moderatoren Kiara Titon, e cila tashmë është pjesë e “Big Brother VIP Albania”.

/Shqip.com