Rozë

Buta: Dëshirojnë të na mbyllin sërish

Reperi, Buta,

Ditëve të fundit është rritur numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan SHQIP.com

Për këtë artistë të njohur shqiptare janë duke bërë thirrje që të vaksinohen pasi që janë duke dashur që t’i shmangën një mbyllje tjetër.

Mbylljen e vendit nuk është duke e dashur edhe reperi Buta, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen sa ma shpejte.

“Çu vaksinohuni se dëshirojnë të na mbyllin sërish”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka disa ditë që ka filluar fushatën e vaksinimit kundër Covid-19.

Kësaj fushatë i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur shqiptarë, Dafina Zeqiri, e cila ka bërë thirrje të gjithë personave që të vaksinohen.

“ Ju lus, që të shpëtoni jetë, vaksinoheni edhe ju, të kthemi në normalitet sa ma shpejte”, ka thënë këngëtarja./SHQIP.com