Rozë

Buta anulon të gjitha koncertet pas rastit tragjik në Ferizaj

Reperi i njohur shqiptar, Buta nuk do jetë aktiv me koncerte këtë vit, kjo për shkak të rastit tragjik që ndodhi javë më parë në Ferizaj.

Reperi Buta ka njoftuar se ka anuluar të gjitha datat e koncerteve.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj, ka reaguar përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.

Ai tha se në shenjë respekti për familjen e të ndjerit ka anuluar koncertet deri në një afat të pacaktuar kohor.

“Për shkak të rastit që ka ndodh, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendos me i anulu të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësi që ka ndodh”, ka shkruar Buta në postim.

Kujtojmë që i dyshuar për rastin tragjik është vëllai i reperit, Qëndrim Januzaj, që sipas dosjes zyrtare të prokurorisë, ndodhi në shenjë hakmarrje pasi Butës i ishte djegur vetura nga viktima me inicialet G.H./Shqip.com