Busti i Skënderbeut vendoset në Budapest
Publikuar:
(05.07.2021 11:00:47)
Busti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut është vendosur në Budapest të Hungarisë, njofton Shqip.com.
Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’, të cilit i bashkëngjiti edhe fotografi.
Ai tha se kjo vepër ishte shtyrë për dy vjet për shkak të pandemisë.
“Skënderbeu në Budapest! Shtyrë dy vite prej pandemisë, vepra e Odhise Paskalit (me të drejta autori) e riprodhuar me mjeshtëri nga skulptori I Bashkisë së Tiranës, mjeshtri Agim Rada, do të inagurohet pas pak në Parker Qendror të Bashkisë së Budapestit. Krenar për skuadrën e punës”, ka shkruar Veliaj. /Shqip.com