Sport Ndërkombëtar

Busquets thyen rekord për paraqitje në “El Classico”

Sergio Busquets

Me paraqitjen e tij kundër Real Madridit në fitoren 0:1 në “Santiago Bernabeu”, kapiteni i Barçës, Sergio Busquets ka vendosur një rekord që do të jetë i vështirë për t’u arritur.

Legjenda e “katalunasve” bëri paraqitjen e tij të 46-të në “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Paraqitja e Busquets në 11-shen startuese në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Real Madridit e bëri atë të thyej rekordin e 45 El Clasicove të zhvilluara nga Leo Messi dhe Sergio Ramos, të cilët tani janë shokë skuadre në Paris Saint-Germain.

Sergio Busquets filloi karrierën e tij në “El Clasico” në dhjetor të vitit 2008 kur nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola ai bëri debutimin e tij në ndeshje.

Nga 46 paraqitjet e tij gjatë 15 viteve të fundit, Sergio Busquets ka luajtur jo më pak se 43 prej atyre ndeshjeve.

Dy nga tre “El Classico” e tij që hynë si zëvendësues ndodhën në sezonin e debutimit të tij në ndeshje, sezoni 2008/09.

Legjenda e mesfushorit nuk ka shënuar kurrë në ndeshje, por ai ka qenë në anën fituese më shumë se humbës, duke shënuar 22 fitore, 8 barazime dhe 16 humbje në 46 ndeshjet e tij kundër Real Madridit.

/Shqip.com