Sport Ndërkombëtar

Busquets po i ndan rrugët me Barcelonën

Sergio Busquets

Një rrugëtimi të gjatë po i vjen fundi.

Sergio Busquets – dhe Barcelona do t’i ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni – sipas shumë mediave në Spanjë.

Mesfushorit spanjoll i skadon kontrata në verën e vitit 2023 – dhe nuk dëshiron ta vazhdojë tutje.

Ani pse skuadra katalunase i ka ofruar zgjatjen e saj – Busquets e ka refuzuar.

Gjeniu i mesfushës është duke e zhvilluar sezonin e nëntë në “Camp Nou”.

Ai ka fituar çdo trofe të mundshëm në nivel ekipi me Barçën – si dhe në nivel kombëtare me Spanjen.

34 vjeçari konsiderohet si një nga më të mirët e të gjitha kohërave në pozitën e tij – dhe pa asnjë dyshim është ndër zbulimet më të mëdha në akademinë e “La Masias”./Shqip.com