Sport Ndërkombëtar

Busquets mund të largohet kur Barça e fiton titullin

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Trajneri Xavi Hernandez mendon se Sergio Busquets mund të vendosë t`i japë fund karrierës së tij në Barcelonë në fund të sezonit kur skuadra të ketë dalur kampion, megjithëse trajneri i “Blaugranas” mbetet me shpresë për ta mbajtur mesfushorin.

Kontrata e tridhjetë e katër vjeçarit me gjigantët katalanas mbaron në fund të këtij sezoni. Për pesëmbëdhjetë vite Busquets ka fituartridhjetë e një trofe me Barçën.

“Le të shohim se si do ta mbyllë sezonin”, ka thënë trajneri i Barcelonës për ish-bashkëlojtarin e tij. “E kam thënë shumë herë, për mua Busquets është shumë i rëndësishëm, jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes. Unë i kam thënë shumë herë, dua që ai të qëndrojë por edhe e kuptoj. I kam thënë, nëse gjithçka shkon mirë, këtë vit ai mund të largohet me titull dhe në një moment të mrekullueshëm”.

MLS Inter Miami prej kohësh ka treguar interes për futbollistin, por edhe presidenti i Barçës, Joan Laporta, gjatë muajit të kaluar kishte treguar se klubi i kishte kërkuar Busquets një zgjatje njëvjeçare të kontratës.

/Shqip.com