Sport Ndërkombëtar

Busquets mund ta barazojë Iniestën me paraqitje

Sergio Busquets

“Nëse e shihni lojën e Spanjës nuk e shihni Busquets, por nëse e shikoni Busqutes e shihni lojën e Spanjës”, kjo ishte një deklaratë e ish – trajnerit të Spanjës, Vicente Del Bosque që mbetet ikonike.

Por, i njëjti kontekst mund të përdoret edhe në lojën e Barcelonës, ku gjeniu i mesfushës mbetet ende titullar i padiskutueshëm.

Sergio Busquets: Barcelona needed Espanyol win - Barca Blaugranes
Sergio Busquets

Sergio mund të futet edhe një herë në librat e klubit katalunas.

Në ndeshjen që Barça e zhvillon sonte kundër Cadizit, ai do e zhvillojë paraqitjen e 647-të në të gjitha garat, duke e barazuar Andres Iniesten – si futbollisti i tretë me më së shumti paraqitje në këtë sezon.

 33 vjeçari është duke e zhvilluar sezonën e 13-të me ekipin e pare.

Që nga largimi i Messit, ai ka marrë shiritin e kapitënit dhe po vazhdon të jetë “hallkë”e  rëndësishme si për blaugranët ashtu edhe për “la rojan”.

https://twitter.com/TikiTakaNews433/status/1515951616154873857?s=20&t=shj2pXc8Jf-UjXXw6dTy8A

Këtë sezonë, ai ka zhvilluar 29  ndeshje në La Liga, gjashtë në Europaligë dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Kontrata e tij me katalunasit – skadon në vitin 2023 dhe një marrëveshje e re ende nuk është arritur. /Shqip.com