Busquets mund ta barazojë Iniestën me paraqitje

“Nëse e shihni lojën e Spanjës nuk e shihni Busquets, por nëse e shikoni Busqutes e shihni lojën e Spanjës”, kjo ishte një deklaratë e ish – trajnerit të Spanjës, Vicente Del Bosque që mbetet ikonike.
Por, i njëjti kontekst mund të përdoret edhe në lojën e Barcelonës, ku gjeniu i mesfushës mbetet ende titullar i padiskutueshëm.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70171801/1354493889.0.jpg)
Sergio mund të futet edhe një herë në librat e klubit katalunas.
Në ndeshjen që Barça e zhvillon sonte kundër Cadizit, ai do e zhvillojë paraqitjen e 647-të në të gjitha garat, duke e barazuar Andres Iniesten – si futbollisti i tretë me më së shumti paraqitje në këtë sezon.
33 vjeçari është duke e zhvilluar sezonën e 13-të me ekipin e pare.
Që nga largimi i Messit, ai ka marrë shiritin e kapitënit dhe po vazhdon të jetë “hallkë”e rëndësishme si për blaugranët ashtu edhe për “la rojan”.
Këtë sezonë, ai ka zhvilluar 29 ndeshje në La Liga, gjashtë në Europaligë dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve.
Kontrata e tij me katalunasit – skadon në vitin 2023 dhe një marrëveshje e re ende nuk është arritur. /Shqip.com