Sport Ndërkombëtar

Busquets flet për të ardhmen e tij

Sergio Busquets ka analizuar ndeshjen ndaj Osasunës, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 1-0. Mesfushori spanjoll pranoi vështirësitë për të arritur fitoren dhe gjithashtu tha se së shpejti do të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

“Në pjesën e parë nuk kemi qenë plotësisht mirë në pasimin e fundit. Ata janë mbyllur brenda dhe ne jemi kapur në befasi. Edhe pse nuk kemi qenë efektivë në fund, qëllimi u arrit”, ka thënë Busquets.

“Kemi pasur një sezon shumë të mirë. Ne kemi qenë një skuadër solide dhe kemi fituar shumë me rrjetë të paprekur. Edhe pse ndonjëherë ka qenë e vështirë për ne”.

BARCELONA, SPAIN – NOVEMBER 05: Sergio Busquets of FC Barcelona in action during the LaLiga Santander match between FC Barcelona and UD Almeria at Spotify Camp Nou on November 05, 2022 in Barcelona, Spain. (Photo by Silvestre Szpylma/Quality Sport Images/Getty Images)

“De Jong? Ndihem shumë mirë. Kur Frenkie luan, ne e plotësojmë njëri-tjetrin shumë mirë. E ardhmja ime? E kam pak a shumë të qartë. Tani kemi disa ditë pushimi dhe kur të kthehem do të marr një vendim. Kur të kthehem do të flas me trajnerin dhe do ta informoj për vendimin”, është shprehur Busquets.

/Shqip.com