Lajme

Burri që rrahu një grua në market dënohet me 2400 euro gjobë

Të akuzuarit F.B, dënimi me burg i është zëvendësuar me gjobë.

Ai ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, në të cilin dënim do llogaritej edhe qëndrimi në paraburgim, me propozimin e avokates Teuta Çaushi, dënimi me burgim i është zëvendësuar me gjobë në vlerë prej dy mijë e 400 euro.

I akuzuari në tetor të këtij viti kishte goditur me grushte në kokë një grua në një market në Prishtinë, shkruan Shqip.com.

Ilustrim

Aktgjykimi është shpallur të mërkurën e javës së kaluar, në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Hanefi Jashari.

Jashari kishte thënë se të akuzuarit i është mundësuar që gjobën ta paguaj me gjashtë këste./Shqip.com