Lajme

Burri në Vushtrri ther me thikë gruan dhe më pas vetën

Therje me thikë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në Vushtrri, ku një burrë ka therur me thikë gruan e tij e më pas edhe vetën.

Policia bën të ditur se çifti ka marrë ndihmën shëndetësore në emergjencën e Vushtrrisë e më pas janë dërguar në QKUK, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim theksohet se njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast.

I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje.

/Shqip.com