Art Jetese

Burrat që kanë këto 5 profesione divorcohen më shpesh

Ilustrim

Një juriste nga Atlanta e SHBA-së me eksperiencë të madhe në divorce, ka përmendur 5 profesionet e meshkujve, të cilët më së shpeshti shkojnë në divorc edhe pas krijimit të familjes, sipas statistikave.

Katie K. Leonard arriti të bëhej viral me një video ku prezanton 5 profesionet e meshkujve që është vërtetuar se dëmtojnë rëndë martesën dhe numërojnë shumicën e divorceve. Ajo vetë, ka analizuar të gjitha profesionet dhe është përpjekur të bëjë të qarta arsyet pse meshkujt me këto 5 specifika priren të ndahen.

Cilat janë profesionet që i çojnë meshkujt drejt divorcit?

  1. zjarrfikës
  2. oficer policie
  3. ushtarak
  4. kirurg
  5. pilot

Avokatja në një video ka analizuar të gjitha profesionet dhe është munduar të sqarojë arsyet pse meshkujt në këto profesione priren të ndahen, shkruan ABC.

“Burrat që mbajnë poste të tilla janë zakonisht narcistë dhe manipulues. Ata janë shumë më të vështirë për të menaxhuar një divorc dhe në një farë mënyre kanë mësuar të ndihen heronj për shkak të profesionit të tyre”, tha ajo dhe vazhdoi:

“Nëse je oficer policie, ti sillesh me armë. Ju endeni, duke pasur pushtet. Nëse je kirurg, të gjithë në spital tregojnë respekt për ty dhe papritur e humb atë prestigj kur kthehesh në shtëpi sepse për shembull duhet të shkosh dhe të hedhësh plehrat. Besoj se gjithçka varet nga kjo”.

Ajo tha se pilotët dhe ushtarët janë narcistë dhe manipulues sepse janë përgjegjës për jetën e shumë njerëzve.

Po gratë që bëhen më të prekshme ndaj divorcit? Nënat që qëndrojnë në shtëpi janë të varura financiarisht nga partnerët e tyre dhe shqetësohen se kur do të kthehen në punë. “Më pas bien në grackë dhe fillojnë të analizojnë e teprojnë dhe të mendojnë gjëra që nuk janë të vërteta”, e dëgjojmë të thotë./SHQIP.com