Rozë Ndërkombëtar

Burime pranë DiCaprios dhe Gigi Hadid konfirmojnë romancën e çiftit

Ylli i Hollivudit Leonardo DiCaprio dhe supermodelja Gigi Hadid kanë nxitur spekulimet se ata janë në një lidhje.

Ylli i “Titanic” dhe supermodelja u panë duke u rehatuar në një festë në Nju Jork, vetëm disa javë pasi aktori u largua nga Camila Morrone , raporton aceshowbiz.com.

Një burim tha për Us Weekly se DiCaprio ka patur gjithmonë një vend të veçantë për modelen dhe se dyshja janë në një romancë.

“Ai mendon se ajo është sigurisht e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur dhe i lezetshëm, i cili ka një pamje shumë të kulturuar dhe të arsimuar për jetën” thotë burimi.

“Aktori i “Titanic” dhe modelja janë zyrtarisht në lidhje dhe “kanë shumë miq të përbashkët”, shton burimi, duke vënë në dukje se “të gjithë janë të lumtur t’i shohin së bashku, edhe pse shumë prej tyre i kapi në befasi”.

Hadid, 27 vjeç dhe DiCaprio, 47 vjeç, kanë qenë në qendër të vëmendjes që kur u panë në fillim të këtij muaji duke u shoqëruar në New York gjatë Javës së Modës.

Dyshja u pa me njëri-tjetrin në Casa Cipriani dhe “dukeshin shumë flirtues”, sipas një burimi./SHQIP.com