Burgoset 37-vjeçari që vrau babain e tij në Mallakastër

Gjykata ka dhënë masën me “arrest në burg” për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj, i cili vrau babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës.
Siç ka raportuar ABC News, mësohet se Muhametaj nuk ka shfaqur pendesë në sallën e gjyqit, ndërsa ka thënë se “ajo që u bë, u bë”,
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit, kur Margilen Muhametaj qëlloi babain e tij me sende të forta, duke e lënë të vdekur në vend. Pas disa orësh arrati, ai u arrestua nga policia.
Banorët e fshatit janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur, ndërsa thonë se 37-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ata shprehen se djali e kishte goditur 73-vjeçarin me një pllakë betoni në kokë, ndërsa ky i fundit ishte duke larë këmbët.
“Është bërë hataja, e vrau djali. Nuk ishte mirë nga mendja. I kishte rëndë në pllakë betoni. Për hiç gjë. Pa shkak fare, i kishte rënë. I vinte keq, nuk e çonte në Vlorë. Me ilaçe kurohej. E ëma është e paralizuar”, thotë banori.
“I ati kishte dalë jashtë për të larë këmbët dhe ky i ka rënë në kokë. Pa shkak. Ka vdekur në vend. Çuni iku dhe pastaj e kanë kapur”, shprehet një tjetër.
Lexo edhe:
Vrau babain e tij, arrestohet 37-vjeçari në Mallakastër
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të problemeve mendore të dorasit./Shqip.com