Lajme

Burgoset 17-vjeçari që mori hakun e babait të tij në Lezhë

Gjykata e Lezhës ka dënuar me tetë vite burgim të miturin i cili akuzohej për vrasjen e bashkëfshatarit të tij Lek Lekgjonajt.

Siç raporton ABC News Albania, 17-vjeçari e kishte vrarë viktimën për arsyeje gjakmarrje pasi ky i fundit kishte vrarë babain e të miturit në janar të këtij viti.

I konsideruar i mitur, pasi është nen 18-vjeç, ai u dënua me 12 vjet burg, maksimumin e parashikuar nga ligji për moshën. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me në 8 vjet.

I mituri e priti 65-vjeçarin Lek Lekëgjonaj te dera e shtëpisë për disa orë dhe menjëherë u shfaq pasi Lekëgjonaj doli nga makina dhe po futej në banesë duke lëshuar në drejtim të tij 2 plumba, të cilët rezultuan fatal.

17-vjeçari u dorëzua në polici duke thënë se kishte marrë gjakun e babait. Në 2009, babai i Florianit, Gjon Përvathi ishte vrarë nga vëllai i Lekë Lekgjonajt, Ndue Lekgjonaj.

Pas vrasjes, Ndue Lekgjonaj u arrestua dhe kreu dënimin për vrasje duke dalë së fundmi nga burgu. Ai nuk u kthye më në fshatin Manati duke iu trembur hakmarrjes nga familja e Përvathit.

Pas vdekjes së bashkëshortit, e ëma e Florianit, Martine Përvathi u vetëhelmua duke humbur jetën.

/Shqip.com