Lajme

Bunjaku: VV shfrytëzoi Vasfijen dhe familjen Dehari për kauza të rrejshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka shfrytëzuar emra si ai i Vasfije Krasniqit për të fituar vota.

Ajo tha se LVV të njëjtën e kanë bërë edhe me rastin e Astrit Deharit, që sipas saj tashmë viktimizohen.

“Sot dha betimin një deputet i ri, që e zëvendësoi Vasfijën. Çdo respekt për Vasfijen. Është heroinë për mua. Ka me qenë heroinë për mu edhe për votuesit që më kanë votu. Mirëpo, ky ka qenë shfrytëzim i LVV për Vasfijen, realisht. Kur iu duhet Vasfija, e ftojnë edhe e fusin në listë. Kur iu duhet Astrit Dehari, viktimizohen. Kur iu duhet një hoxhë apo një imam, e vendosin diku në listë. Kur s’iu duhet, e lejnë anash. Dhe, ky është shfrytëzim i njerëzve”, ka thënë Bunjaku në T7.

Ajo thotë se i vjen keq për familjen e Deharit dhe thotë se është shfrytëzuar për kauza të rrejshme.

“Unë personalisht nuk kisha dashur që një anëtar të familjes sime të shfrytëzohej për kauza të rrejshme nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe për poena politik. Tashë I kanë 50 për qind pse nuk po zbardhet rasti i Astrit Deharit? Nëse ai është vra siç po thonë  atëherë ku është rasti I Agon Musliut, i cili është dërguar në konvikt me dhunë gjatë karantinës dhe sot nuk jeton më. Njëjtë janë këta”, ka thënë ajo.

Ajo tutje, ka thënë se Kurtin nuk do ta mbajë gjatë në pushtet “kauzat e rrejshme”./SHQIP.com

/Shqip.com