Lajme

Bunjaku-Rexhepi: Kurti e ka izoluar Kosovën edhe nga partnerët ndërkombëtar

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku

Deputetja e Lidhje Demokratike të Kosovës, Valentina Bujnaku-Rexhepi ka thënë se asnjë takim i Kurtit nuk ka dhënë rezultate të mira, duke theksuar se nuk pret zhvillime pozitive as në politikën e jashtme.

Sipas saj, Kurti e ka izoluar Kosovën edhe nga partnerët ndërkombëtar.

“Takimet e Kurtit nuk dihet që quhen takime të Kurtit. Prej kur e ka marrë qeverinë ta udhëheqë të gjitha takimet kanë qenë me rezultat jo të mirë dhe na ka izoluar nga gjithë partnerët tanë ndërkombëtar dhe nuk pres zhvillim pozitiv sa i përket politikës së jashtme nga zotëri kurti”, tha Bunjaku-Rexhepi.

Si LDK, ajo tha se në vazhdimësi kanë ngritur çështjen e ngritjes së çmimeve.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Sipas saj, qeveria nuk po ndërmerr hapa të duhur sa i përket kësaj çështje.

“Ne si LDK kemi ngritur këtë shqetësim në kuvend dhe në vazhdimësi do ta ngrisim tutje sepse qeveria është e obliguar t’iu dalë ballë qytetarëve të Kosovës sepse ka ardhur me kauza të rrejshme dhe me premtime boshe. Na kemi dhënë rezolutën tonë që nuk e kanë përkrahur deputet e mazhorancës që të largohet TVSh-ja dhe akciza. Ne nuk kemi vota të pamjaftueshme që të shtyjmë këto procese përpara sepse kanë 58%.

Sipas Bunjaku-Rexhepit, qytetarët tashmë e kanë parë se me kauza të rrejshme dhe populizëm nuk mbahet shteti./Shqip.com