Lajme

Bunjaku: Qeverisja në Gjilan do të mbetet një nga qeverisjet më zhgënjyese lokale

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook, është shprehur se qeverisja në Gjilan do të mbetet një nga qeverisjes më zhgënjyese lokale.

Sipas Bunjakut Vetëm 19.4 për qind e qytetarëve janë plotësisht të kënaqur me Kryetarin e Komunës së Gjilanit.

“Vetëm 19.4 për qind e qytetarëve janë plotësisht të kënaqur me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, nga sondazhi i HELVETAS-it. Si e ka filluar me këtë trend, do të mbetet një nga qeverisjet më zhgënjyese lokale”, ka shkruar Bunjaku.

Statistikat nga Helvetas

Nuk është lehtë të drejtosh një nga komunat më të mëdha në Kosovë dhe qendrën kryesore të Anamoravës, pavarësisht dëshirës për pushtet, ka shtuar më tutje Bunajku./Shqip.com